KRYETARI ELEZAJ PRITI NË TAKIM MINISTRIN E INFRASTRUKTURËS, z. ARBAN ABRASHI

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, së bashku me kryesuesin e Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka pritur sot në takim ministrin e Infrastrukturës, z. Arban Abrashi.

Kryetari Elezaj gjatë këtij takimi e informoi ministrin Abrashi me gjendjen dhe nevojat infrastrukturore në Komunën e Klinës, me projektet që janë kryer në të kaluarën, si dhe me ato që priten të realizohen në të ardhmen me përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Në këtë takim, si projekte me rëndësi ndër të tjera u përmend ndërtimi i rrethrrotullimit në kryqëzimin Klinë – Gjakovë, si dhe jetësimi i rrugës transit e cila lidh magjistralen Pejë-Prishtinë me rrugën Klinë-Istog.

Elezaj dhe Abrashi në fund shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për të rritur investimet në projektet e rëndësishme infrastrukturore.