Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, sot në një takim pune ka pritur ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Çağrı Sakar.
Kryetari Elezaj, gjatë takimit e njoftoi ambasadorin Sakar me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Klinës, konkretisht për projektet të cilat i ka realizuar kjo komunë, po ashtu edhe për ato që do të realizohen, si dhe sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet Qeverisja Komunale.
Ambasadori Sakar, e falënderoi kryetarin Elezaj për mikpritjen e bërë. Ndërkaq, në vazhdim, Elezaj dhe Sakar, diskutuan mbi mundësitë e një bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e zhvillimit ekonomik, kryesisht në agrokulturë, minierat, tekstil etj.
Më pas vizita vazhdoi në ambientet e shkollës fillore të mesme të ultë, “Ismet Rraci” në Klinë, ku me këtë rast, u përurua edhe kabineti i informatikës i kompletuar me të gjitha elementet të dhuruara si donacion nga KFOR-i Turk.
Në fund, në emër të Komunës së Klinës, Kryetari Elezaj, falënderoi ambasadorin Sakar, njëherësh shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën dhe kontributin e dhënë dhe u dakorduan që ky komunikim dhe bashkëpunim të kultivohet dhe forcohet edhe në të ardhmen me realizimin projekteve dhe të iniciativave në fushat e ndryshme të jetës.