Sot është përuruar fabrika e djathit në Leskoc të Klinës, e cila synon punësimin e të rinjve.
Kështu u potencua gjatë kësaj ngjarje të rëndësishme ku i pranishëm ishte edhe i pari i Klinës, Zenun Elezaj.
Ai me këtë rast ka publikuar disa imazhe dhe një status ku shkruan:
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi e veçantë që sot bashkë me zëvendës ambasadorin italian në Kosovës, z. Ugo Ferrero, Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Franco Federici, kolonelin Stefano Fedele dhe përfaqësues të Caritas Umbria, dhe institucioneve tjera e qytetarë, të marrim pjesë në përurimin e fabrikës së djathit në fshatin Leskoc të Klinës, donacion nga Maestri Caseari.
Falënderova zëvendës ambasadorin Ferrero, komandantin Federici, z. Ceseari, përfaqësuesit e Caritas Umbria, Massimo Mazali, për kontributin e madh e të vazhdueshëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve në Klinë e Kosovë, duke na ndihmuar në mënyra të ndryshme.
Caritas Umbria dhe populli italian ka dhënë një kontribut human e ndihmesë të madhe për qytetarët e Klinës e në veçanti për fëmijët në nevojë, duke qenë një shpresë e madhe për ne e për ta.