Kryetari Elezaj përmbush premtimin e dhënë në fushatë për rritjen e numrit të bursave për studentë

Kryetari Elezaj përmbushë premtimin zgjedhor, rritë numrin e bursave për studentë
Komuna e Klinës ka miratuar vendimin për rritjen e numrit të përfituesve të bursave komunale për studentë.

Këtë vit do të ndahen 40 bursa për studentë, në dallim nga viti i kaluar kur janë ndarë 30 bursa.

Kështu ka njoftuar kryetari i komunës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në facebook. Elezaj ka thënë se rritja e numrit të studentëve përfitues të bursave ka qenë një nga premtimet që kemi bërë gjatë fushatës zgjedhore dhe mbetet një nga synimet e mia, me qëllim që studentëve sado pak t`i ndihmojmë në mbulimin e shpenzimeve të tyre.

Postimi i plotë i kryetarit Elezaj:
Rritet numri i përfituesve të bursave studentore në Klinë
Rritja e numrit të studentëve përfitues të bursave ka qenë një nga premtimet që kemi bërë gjatë fushatës zgjedhore dhe mbetet një nga synimet e mia, me qëllim që studentëve sado pak t`i ndihmojmë në mbulimin e shpenzimeve të tyre.

Pas një planifikimi të duhur buxhetor dhe menaxhimit të mirë me paranë publike që kemi bërë si ekzekutiv i komunës, kemi propozuar që të rritet numri i përfituesve të bursave, nga 30 sa ka qenë vitin e kaluar në 40 përfitues, propozim i cili është miratuar sot nga kuvendi i komunës.

Numri i përfituesve të bursave do të rritet çdo vit, deri në përmbushjen e premtimit zgjedhor që kemi dhënë për ndarjen e 60 bursave për studentë.