Kryetari Elezaj njofton se sot kanë pranuar 200 pako ushqimore nga kompania Ecolog, për familjet e prekura nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se sot nga kompania Ecolog kanë pranuar 200 pako me gjëra ushqimore, të cilat do t`ju shpërndahen familjeve në nevojë të prekura nga vërshimet.

“Gjatë këtyre ditëve kemi pranuar ndihma dhe donacione nga shumë kompani dhe njerëz të vullnetit të mirë, për çka jemi falënderues.

Veçanërisht falënderojmë kompaninë Ecolog, Elkos, Telkos, shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të cilët na kanë ndihmuar me gjëra ushqimore dhe higjienike për familjet e prekura nga vërshimet për t`jua lehtësuar sadopak gjendjen në këtë momente të vështira për ta”, shkruan Elezaj në FB.