Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, sot ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë për të përcjell nga afër punimet që po bëhen.
Me këtë rast ai ka njoftuar se mbi 100 mijë euro investime të reja nga BE do të bëhen në këtë institucion shëndetësor
Ky është njoftimi zyrtar i Elezajt në FB:
Komuna e Klinës, përkatësisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, është përfituese e projektit “EU for all”, në vlerë mbi 100.000 euro dhe i financuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.
Projekti ka për qëllim përmirësimin e kushteve për qasjen e personave me aftësi të kufizuara në objektin e QKMF-së në Klinë.