Drejtori i shëndetësisë në Klinë Hekuran Sejdiu përmes një postimi ka treguar për punët të cilat janë përfunduar gjatë këtyre dy viteve te qeverisjes së kryetarit Elezaj. Ai poashtu ka treguar lidhur me projektet zhvillimore qe priten te perfundojne gjate dy viteve tjera të mandatit.
Për të kuptuar më tepër, lexoni postimin e tij të plotë.
Të qeverisësh së bashku me popullin si kryetari Elezaj
U bënë 2 vite që në qeverisjen lokale në Klinë kemi një kryetar të hapur me qytetarët,një kryetar me kulturë të lartë njerëzore,një kryetar me përgaditje të thellë në temat dhe projektet kapitale,një kryetar me ndieshmëri familjare ,një kryetar që bashkëpunëtoret e tij i motivon për punë dhe ndershmëri ,një kryetar që është vetëvetja në veprime dhe vendime pavarësisht që të gjithëve u jep mundësin të shprehen.
Është dobësi e madhe nëse nuk e thua te vërteten për individin,nëse nuk e demanton gënjeshtrën,nëse nuk e lartëson vlerën dhe diferencën.
Çdo ditë në zyrën time në QKMF vijnë qytetar me halle të ndryshme,ata që kanë problem me shëndet dhe u duhet te shërohen jashtë vendit,ata që kan probleme ekonomike dhe janë me asistencë sociale,ata që kërkojnë punë vazhdimisht etj dhe të gjithë më thonë sapo ishim te kryetari Elezaj.
Ani pse kryetar i komunës ,kompetencat e kryetarit nuk janë universale por qytetaret kanë të drejtë që të gjitha shqetësimet e tyre ti adresojnë te kryetari i komunës por besoj nuk mund të ketë një kryetar tjetër që me aq ndjeshmëri i trajton dhe i orienton këto shqetesime aty ku duhet,por qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që shteti funksionon si i plotë,komuna dhe qeverisja qendrore nuk kanë prioritete të njejta në shumicën e rasteve.
Si qytetarë si duket kemi akumuluar shumë energji negative ,kemi humbur durimin për të pritur,për ta kuptuar edhe procesin më të thjeshtë siq është procesi i zgjedhjes dhe i zgjedhjeve.Unë psh.nuk mund të them mendime negative për qeverisjen 10vjeqare te kryetarit Bashota sepse një shumicë e qytetarëve per 10vite i ka besuar dhe e ka mbështetur,nuk mund të them që në këtë periudhë kohore nuk është punuar sepse nëse shprehem kështu do të dukem tendencioz,i pamatur dhe vetëm si një tifoz.Ështe koha që ne si qytetarë të vetëdijesohemi,ne nuk mund ta mesojmë një kryetar te zgjedhur me voten demokratike se si të qeverisë,të ofendojmë ,të fyejmë,të shpifim etj sepse me këtë nivel ne vetëm sa do ti ndihmojmë kryetarit dhe pushtetit sepse sot qytetari jonë mund te jetë i zemëruar por është i ngritur,ai nuk e shumëzon mendimin e tjetrit por e ka mendimin e vet.
Unë mendojë që orientimi i partive politike por edhe i qytetareve duhet të ishte investimi në grupin e tyre,në alternativa te reja dhe në komunikim të shëndoshë me qytetarët,psh une sa herë që kam degjuar në mbledhje të kryesisë ndonje kolege duke akuzuar dhe fyer kundershtarët politikë menjëherë jam larguar nga ai takim. Bashkë dhe të zëshem duhet të jemi vetëm ne temat jetike të cilat i tejkalojnë mandatet politike.
Ndonëse kam kaluar të 30-tat por në aktivitet politike jam që 17 vite,gjithë këtë angazhim e kam pasur në Aleancë dhe i takojë atij grupi të Aleancës që jemi angazhuar rreth 10vite me ndryshu kryetarin e degës dhe strukturën shpesh edhe në kundërshtim me nivelin qendror të partisë sepse kemi menduar që ky veprim do të sjellë ndryshimin edhe të qeverisjes lokale në Klinë,ne as që jemi marr me pushtetin,me akuza etj por vetëm me vetëveten. Si Aleancë edhe para vitit 2018 kemi qenë shumë të informuar me menyrën se si është qeverisur sepse kemi shfrytëzuar raportet dhe burimet tona,të gjitha i kemi trajtuar në grupe të ngushta dhe ndonjëherë kemi ngritur ndonjë qështje përmes anëtarve tonë në kuvendin komunal,jemi munduar të jemi shumë të kujdesshëm sepse ngritja e disa temave krijon pasiguri dhe blloqe shoqërore por edhe nuk e ka në vete komponentën praktike,askush nuk e dinë një proces pa e provuar vetë.
Është e quditshme kultivimi i “serave politike “ komentues ,opinionist dhe faqe publike të cilat shkruajnë pa asnje bazë,pa asnjë etikë,shpifin ,shantazhojnë etj dhe fare nuk frigohen nga penalizimi i organeve të drejtësisë.Partitë që kultivojnē një logjikë të tillë kurrë nuk mund të vijnë në pushtet!
Si është e mundur që partitë politike të mos mendojnë për partneritet ,profile serioz të kandidatve etj duke e ditur që askush nuk mund të qeverisë vete,psh kur Aleanca ne Klinë ka bërë koalicion në vitin 2017 me LDK-në une si anëtar i AAK-së kisha besim për fitore sepse kisha mendim qe kryetari i degës së LDK-se ,z.Gashi është një njeri serioz dhe i fjalës.
Klina sot?
Klina sot qeveriset nga qytetarët,kryetari Elezaj ka instaluar nje model të shkëlqyeshëm në qeverisje si në aspektin e shpërndarjes së buxhetit ,prioritetet dhe projektet strategjike.
Brenda 2viteve të ardhëshme Klina do të këtë të zgjidhur qështjen e rrugëve,ndriçimit,kanalizimit të degëzuar,stabilitetin në shëndetësi dhe arsim,planifikimin zhvillimor urban etj si dhe do të orientohen drejtë finalizimit projektet jetike për Klinën si projekti i stacionit te autobuseve,ujit të pijeshëm,Projekti i impianteve,Zona ekonomike,shtrati i lumit etj ku disa nga këto projekte do të finalizohen në mandatin e dytë të qeverisjes Elezaj.
Në fokusin e qeverisjes Elezaj mbetet investimi në bujqësi dhe sidomos projekti për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të