Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me kryesuesin e kuvendit të komunës, Fadil Gashi, me anëtarë të kuvendit dhe drejtorë të komunës, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Adapazar të Turqisë, me të cilën janê të binjakëzuar.
“Sot vizitën e filluam me kryetarin e komunës së Adapazarit, z. Mutlu Isiksu, të cilin e falënderova për mikpritjen miqësore dhe për ndihmën që shteti turk po vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës.
Me z. Isiksu, i cili është me prejardhje nga Kosova, diskutuam për çështje sociale, ekonomike, arsimore, kulturore dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona në këto fusha”, shkruan Elezaj në rrjetin social Fb.