Kryetari Elezaj kujton të vrarët në Burgun e Dubravës

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka kujtuar të vrarët në Burgun e Dubravës.
Ai ka thënë se burgosja e tyre, kishte vetëm një arsye, mospajtimi i tyre ndaj nënshtrimit.
Ky është postimi i plotë i Elezajt:
Njëzetekatër vite më parë shteti serb mbante padrejtësisht në burgun e Dubravës qytetarë shqiptarë të pafajshëm. Burgosja e tyre kishte vetëm një arsye, mospajtimi i tyre ndaj nënshtrimit. Megjithatë̈ shteti okupator serb nuk u ngop vetëm me burgosjen e tyre. Kriminelët serb në mënyrë të planifikuar nga shteti serb vrau mbi 100 qytetarë shqiptarë e plagosi mbi 200 të tjerë.
Familjarët e të vrarëve, dëshmitarët e saj e as ne nuk mund të gjejmë qetësi pa zbardhjen e këtij krimi e krimeve të tjera që Serbia ka kryer në Kosovë.
Në këtë masakër kanë mbetur të vrarë edhe Agim Duraku, Bajram Berisha, Zahir Agushi, dhe Mujë Tafilaj.
Sot, po ashtu kujtojmë më dhimbje e krenari edhe dëshmorin e kombit, Qaush Fazliun, i cili pikërisht më 22 maj 1998 ra në altarin e lirisë për të mbetur emër i paharruar në historinë tonë kombëtare.
Lavdi!