Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi ka përgëzuar KF Dukagjinin, për arritjen, duke shkruar histori, pasi që për herë të parë luan në gara kualifikuese për UEFA CONFERENCE LEAGUE.
Ky është postimi i Elezajt:
Sportistët tanë, klubi jonë i zemrës, KF Dukagjini po na bënë krenarë me lojën e rezultatet e arritura.
KF Dukagjini për herë të parë në historinë e klubit ka siguruar pjesëmarrjen në ndeshjet kualifikuese të UEFA Conference League.
Ndeshjen e parë e zhvillon më 13 korrik, të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ora 19:00, kundër FC Europa nga Gjibraltari.
Biletën për ta përcjellur ndeshjen e kam blerë sot në qendër të Klinës, ku ka filluar shitja e biletave dhe interesimi dukej i madh.
Shitja e biletave, e të cilat kanë një çmim të arsyeshëm, nga 2, 5 dhe 10 euro, do të vazhdojë edhe ditët në vijim në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë dhe në pikat të tjera të caktuara nga klubi.
Futbollistëve ju dëshiroj një paraqitje sa më dinjitoze, ndërsa i ftoj qytetarët që t`i mbështesim futbollistët tanë në këtë ndeshje dhe të jemi në numër sa më të madh në stadium të enjten.