Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, sot ka bërë inspektimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve në qytet, projekt i cili ka filluar në vitin e kaluar.
Kryetari Elezaj ka kërkuar nga operatori ekonomik që të respektohen në përpikëri kushtet e paraparë në kontratë dhe punimet të kryhen me cilësinë më të mirë të mundshme.