Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, së bashku me kryetarët e komunave të Kosovës, kanë mbajtur takim virtual me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, me të cilin kanë biseduar lidhur me masat e reja të ndërmarra ndaj përhapjes së virusit COVID-19.
Gjatë këtij takimi është theksuar se lirimi i masave gjatë muajit qershor ka ndikuar në përhapjen e virusit COVID-19 dhe është kërkuar rritja e kujdesit dhe respektimi i vendimeve të Qeverisë dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka njoftuar kryetari Elezaj përmes faqës së tij në facebook.
Postimi i tij:
Sot, së bashku me kryetarët e komunave, kemi mbajtur takim virtual me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, me të cilin kemi biseduar lidhur me masat e reja të ndërmarra ndaj përhapjes së virusit COVID-19.
Kryeministrit i kemi paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e tona, si për kufizimin e lëvizjes, masat e reja në sektorin e gastronomisë̈, rritjen e numrit të inspektorëve dhe tema tjera që lidhen me menaxhimin e situatës së krijuar me virus.
Duke e parë rritjen e numrit të rasteve me virus apeloj të gjithë qytetarët që të rrisin kujdesin dhe të respektojnë udhëzimet e ekspertëve shëndetësor dhe vendimet e institucioneve, në mënyrë që përhapja e virusit të minimizohet