KRYETARI ELEZAJ DHE MINISTRI DAMKA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËFINANCIMI NË VLERË 446 000 EURO PËR RREGULLIMI I TROTUARIT DHE SHTEGUT TË BIÇIKLETAVE ME INFRASTRUKTURË PËRCJELLËSE NGA QYTETI I KLINËS DERI TE UDHËKRYQI PEJË-PRISHTINË
Kryetari komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me nënkryetaren Marqe Selmanaj dhe drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kanë pritur sot në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka.
Kryetari Elezaj dhe ministri Damka kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 446 400 euro për fazën e dytë të projektit për rregullimin e trotuarit dhe shtegut të biçikletave me infrastrukturë përcjellëse nga qyteti i Klinës deri te udhëkryqi Pejë-Prishtinë.
Vlera e parallogaritur e projektit është 446 400 euro, ku 270 000 është vlera e investimit nga MZHR, ndërsa 176 400 euro do të paguhen nga buxheti i komunës. Projekti është planifikuar që të fillojë në këtë vit, ndërsa do të përfundojë në vitin e 2025.
Kryetari Elezaj ka falënderuar ministrin Damka për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe bashkëfinancimin e këtij projektit shumë të rëndësishëm për qytetin e Klinës dhe ka theksuar gatishmërinë e komunës së Klinës që të bashkëpunojnë në projekte të ndryshme në dobi të qytetarëve të Klinës.
Ministri Damka ka falënderuar kryetarin Elezaj për pritjen dhe ka theksuar se bashkëfinancimi në këtë projekt është i dobishëm për qytetin e Klinës dhe qytetarët.