Kryetari Eelezaj me anëtarë e drejtorë të Komunës po qëndron në vizitë zyrtare në Kroaci

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj bashkë me anëtarë të kuvendit dhe drejtorë të komunës janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Zadar të Kroacisë.

Sot vizitën e filluan me kryetarin e komunës z. Branko Dukic, të cilin kryetari Elezaj e falënderoi për mikpritjen miqësore dhe për ndihmën që shteti kroat po vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës.
“Me z. Dukic diskutuam për çështje sociale, ekonomike, arsimore, kulturore dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave tona në të ardhmen në këto fusha”, shkruhet në njoftimin e kryetarit Elezaj në FB.