Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, do të jenë në listën e kandidatëve për deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kandidatura e kryetarëve të këtyre komunave u bë e ditur gjatë mbledhjes së dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij tha se Kosova po qëndron në një udhëkryq kritik, ku të gjitha shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshorën e fateve të popullistëve.
I pari i LDK-së, kritikoi edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për gjatë tri vite e gjysmë, që sipas tij është dështim spektakular. Dhe se çdo kosovar është varfëruar për një të tretën e të hyrave të tij.