marrin pjesë në një vizitë studimore në qytete me rëndësi në Turqi për të marrë përvojat e mira lidhur me Menaxhimin e Integruar të mbeturinave.
Kjo vizitë është e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe me përkrahje të Komisionit Evropian dhe GIZ-it.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite studimore është të shërbejë si një forum për lansimin e procesit të menaxhimit të integruar të mbeturinave në Kosovë, kombinuar me praktikat më të mira në sektorin e menaxhimit të integruar të mbeturinave në qytete të ndryshme në Turqi.
Gjatë kësaj vizite, Kryetarët e Komunave të prirë nga Kryetari i AKK-sê z.Agim Aliu, janë pritur në një takim nga Kryetari i Komunës së Bagcilar z.Abdullah Özdemir, ku është prezantuar Komuna e Bagcilar nga ana e Kryetarit si dhe arritjet e menaxhimit të integruar të mbeturinave në Bagcilar nga z.Hasan Sari, drejtor i Departamentit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Mjedisit në këtë komunë.
Pastaj Kryetarët e Komunave kanë bërë një vizitë në fabrikën e ndarjes së mbeturinave të paketimit të një qarku që mbulon afro 750 mijë banorë.
Ndërsa në Komunën Metropolitane të Stambollit, Kryetarët e Komunave kanë vizituar Kompaninë e Industrisë dhe Tregtisë së Menaxhimit Mjedisor të Stambollit.
Në këtë kompani është preezantuar Menaxhimi i mbeturinave në Stamboll dhe aktivitetet e Istac në këtë kontekst si dhe vizita në deponinë e pajisur plotësisht (7.400 tonë/ditë) në anën aziatike të Stambollit.
Poashtu Kryetarët e Komunës kanë vizituar Komunën e Pendikut ku janë pritur nga Kryetari z. Ahmet Cin e ku është prezantuar arritjet në këtë komunën dhe regjionin e Pendikut. Poashtu ata kanë vizituar edhe Qendrën e ndarjes së mbeturinave të paketimit të komunës së Pendikut.
Vlen të ceket se pjesë e këtij delegacioni janë edhe z.Muhamet Malsiu nga Ministria e Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), z.Stefan Mager – Udhëheqës i GIZ-SMS, z.Lulzim Baumman, Këshilltar i Ministrit, të MMPHI-së.