Sot në Klinë u mbajt takimi mobilizues i Kryesisë së LDK-së, i udhëhequr nga Kryetari i Degës, njëheriz kandati për deputet në listën e LDK – së Alban Rraci, po ashtu i pranishëm ishte dhe kandidati tjetër për deputet po ashtu në listën e LDK – së, Arben Limani.
Në takim morën pjesë strukturat drejtuese të degës, ku u diskutua me përkushtim për përgatitjet intensive për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe organizimin e strukturave për një mobilizim të plotë në terren.
Në përfundim, Kryetari Rraci u bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së që të angazhohen maksimalisht dhe të marrin pjesë masivisht në hapjen e fushatës zgjedhore më 11 janar, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.
Klina po dëshmon çdo ditë se është rikthyer si bastion i fuqishëm i LDK-së!