Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një konference për medie ka komentuar armatosjen e shtetit serb i cili është duke vazhduar këto kohë.
Kurti u shpreh se ndjehen të brengosur dhe të kujdesshëm por aspak të frikësuar, pasi që siç thotë ai ushtarakët tanë nuk ngelin mbrapa të atyre të vendeve të NATO-së.
E armatosjen e Serbisë, Kurti e sheh si frikë të tyre, që sipas tij shteti serb ndodhet në një panik nga frika se mos mbesin të vetmuar.
“Po avancojmë me forcën e Republikës së Kosovës, vitin e kaluar ka ndodhur ngritja më e lartë. Kemi dëshmuar se ushtarakët tanë nuk ngelin mbrapa të atyre të vendeve të NATO-s. Jemi të brengosur, të kujdesshëm, mirë po nuk frikësohemi. Pavarësisht të gjithave, ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO është në ne. Serbia më duket se ndodhet në një lloj paniku, sepse po e vëren qe nuk po mundet të qëndroj në disa ulëse. Serbia po armatoset sepse ka frikë se ngelet vetëm, është shprehje e frikës së tyre”, u shpreh Kurti gjatë konferencës për medie.