Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vazhduar traditën e festës së ditës së falënderimit e njohur si “Darka e Lamës”.
Hoti sot e ka shtruar “Darkën e Lamës”, traditë e cila e vazhdon nga viti 2002, të cilën ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova e kishte shpallur festë tradicionale shtetërore.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se është nder i jashtëzakonshëm për të që ta shtroj “Darkën e Lamës”.
“Ishte nder i jashtëzakonshëm ta shtroj “Darkën e Lamës” sonte. Kjo festë shumë e vjetër, është shënuar që nga shekulli V para Krishtit. Në vitin 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e pati shpallur Festën e Ditës së Falënderimit – Darkën e Lamës, festë tradicionale shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Avduallah Hoti në Facebook.