Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Me këtë rast, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kolly për prioritetet e Qeverisë së tij, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, si dhe angazhimin në rimëkëmbjen ekonomike.
Po ashtu, kryeministri Hoti shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë për përkrahjen konkrete të Zvicrës për vendin në shumë fusha, veçanërisht për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në sektorin e ujërave.
Kryeministri Hoti, ndër të tjera, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.