Kryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar kryesuesit të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq që të heq vizat me Kosovën si dhe hapjet e zyrave ndërlidhëse në mes të dy shteteve.
Këto kërkesa kryeministri Hoti i drejtoti përmes lidhje telefonike që kishte me kryesuesin e presidencës boshnjake, Xhaferoviq.
“Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve”, thuhet në komunikatë.