Pas paralajmërime të Qumështarëve të Kosovës se nesër në ora, 13:00, do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka caktuar një takim për nesër përpara se të mbahet protesta e paralajmëruar.
Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit të Kosovës ka paralajmëruar se Hoti nesër duke filluar në ora 09:00, do të takohet me përfaqësuesit të protestuesve të Qumështarëve të Kosovës
Këta të fundit nesër, në shenjë pakënaqësie me injorimin e kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme do të marshojnë në kryeqytet.
Qumështarët e Kosovës kanë thënë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën ‘Garibaldi’, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.