Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se nuk e njeh koronavirusin. Deklarata ka ardhur gjatë pelegrinazhit që zhvillohen në Malin e Tomorrit nga besimtarët bektashinj, pjesë e të cilës është dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryemadhi ka kryer ritin e faljes tek varret e dervishëve të teqes së Abaz Aliut dhe ka dhënë edhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët, duke deklaruar se nuk e njeh Covid.
Dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashinjë dhe të gjithë popullin shqiptar që gjithë ajo mbarësi që Abaz Aliu të rikthehet dhe njëherë për t’ju sjellë shqiptarëve më shumë begati, më shumë punësim, një jetë më të qetë, dhe garanci për fëmijët. Për të ruajtur familjen që është e shenjtë. Zoti i ndihmoftë shqiptarët. Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID.”, -tha Kryemadhi për mediat në dalje të teqes.