Tajvani ishte ndër shtetet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se bashkë ndajnë vlerat e përbashkëta dhe përballën me rreziqe të ngjashme gjeopolitike.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të intensifikohen në fusha të ndryshme dhe Kosova duhet të ndjekë shembullin e ShBA-së dhe të shteteve të Bashkimit Evropian, sipas ministrit të Jashtë, Jaushieh Joseph Wu.
“Pas luftës së Kosovës, Tajvani dhuroi 40 autobusë dhe dërgoi një ekip mjekësor për t’i ofruar ndihmë Kosovës. Kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, Tajvani ishte një nga vendet e pakta që i dha menjëherë njohjen diplomatike. Tajvani dhe Kosova janë shtete demokratike që ndajnë vlerat e njëjta dhe përballen me situata të ngjashme në arenën ndërkombëtare”.
“Pas vitesh përpjekjesh, marrëdhëniet Taiwan-Kosovë kanë avancuar, me shkëmbime të personelit dhe në rritje të nivelit të vizitave të ndërsjella. Që nga nëntori 2019, Taiwan ka dhënë e-Viza falas për shtetasit e Kosovës. Më 20 dhjetor 2021, Parlamenti i Tajvanit dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës themeluan grupe të miqësisë parlamentare. Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi Kosova u bë vendi i parë ballkanik që formoi një grup parlamentar të miqësisë me Tajvanin”, thotë Joseph Wu.
“Megjithatë, bashkëpunimi Tajvan-Kosovë duket se janë ndikuar nga Kina, dhe kjo ka penguar zhvillimin e natyrshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe ka penguar shkëmbimet ekonomike dhe tregtare. Vëllimi i tregtisë dypalëshe është jashtëzakonisht i ulët dhe asnjë biznes tajvanez nuk ka investuar në Kosovë. Duke e lejuar të mbetet e kufizuar nga barrierat politike ndërkombëtare dhe kufizimet e vetë-imponuara, Kosova po braktis mundësitë për zhvillim ekonomik dhe tregtar”./EO