Kryediplomati hungarez mendon se anëtarësimi i Serbisë në BE s’duhet të lidhet me Kosovën. Ai ka vendosur që t’i dalë në mbrojtje edhe Rusisë e cila po bën luftë në Ukrainë.
“Serbia nuk duhet të kushtëzohet me anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian me çështjen e Kosovës, as Rusia nuk është kërcënim për asnjë anëtar të aleancës së NATO-s”, ka thënë ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina.
“Ne besojmë se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor më shumë se sa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryediplomati hungarez.
Ai foli edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kroacisë dhe Hungarisë.
“Marrëdhëniet janë më të dobëta në fushën e energjisë”.