KRU Prishtina njofton për reduktime me ujë në disa qytete, shkak shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak gjendjes së krijuar së fundmi në dëmtimin e kanalit të Ibër-Lepencit nga një mjet shpërthyes, do të ketë reduktime në disa qytete.

Sipas njoftimit të “KRU Prishtina”, vendet që do të mbesin pa ujë të pijshëm do të jenë Drenasi, Fushë-Kosova dhe Obiliqi.

“Të nderuar konsumatorë! Për shkak të gjendjes së krijuar së fundmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok dhe prurjes së pakët të ujit nga kanali i Ibër Lepencit jemi të detyruar të aplikojmë reduktime në Drenas sot nga ora 13:00- 18:00,në Fushë Kosovë dhe Obiliq nga ora 14:00- 19:00.Shpresojmë që gjendja të përmirësohet shpejt”, thuhet në njoftim.