KRU ‘Hidrodrini’: Konsumatorët që furnizohen nga burimi i Drinit të Bardhë sugjerohen të vlojnë ujin për pije

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët që furnizohen nga burimi i Drinit të Bardhë s shkrirjet e borës dhe reshjet atmosferike të dy ditëve të fundit, kanë ndikuar në turbullimin e ujit.

Në njoftim thuhet se konsumatorët që furnizohen nga ky burim sugjerohen që ujin e pijes ta vlojnë paraprakisht.

Lexoni të plotë njoftimin:

Njësia Operative – Pejë

NJOFTIM për konsumatorët që furnizohen nga burimi i Drinit të Bardhë

Shkrirjet e borës dhe reshjet atmosferike të dy ditëve të fundit, kanë ndikuar në turbullimin e ujit, në grykëderdhjen e burimit të Drinit të Bardhë (Radavc).

Ekipet e kontrollit kanë marrë masa të menjëhershme. Uji është i klorifikuar dhe cilësia e tij mbetet nën kontroll. Megjithatë, konsumatorët që furnizohen nga ky burim, sugjerohen që ujin për pije, ta përgatisin të vluar.