Pandemia e koronavirusit duket se do të ketë një impakt më të rëndë nga ai i parashikuar në ekonominë amerikane dhe në rritjen e papunësisë në vend.
Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se në javën e fundit u regjistruan në zyrat e punësimit 6.6 milionë kërkesa për asistencë papunësie, një shifër rekord kjo që është shumë më e lartë nga ajo e javës së kaluar dhe paralajmëron një përkeqësim të situatës kur pandemia të jetë në kulmin e saj.
Ekonomistët parashikojnë 20 milionë vende pune të mbyllura deri në fund të prillit dhe përqindja e papunësisë sipas tyre do të kalojë periudhën e Depresionit të Madh.
Shumë punëdhëns në Shtetet e Bashkuara po ulin numrin e punonjësve për të përballuar goditjen që kanë marrë me rënien e aktivitetit, sidomos në hotele, palestra, restorante, kinema apo biznese të tjera