Bashkimi Evropian do të ndajë 75 milionë euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën në përballimin e krizës energjetike.
Kështu ka bërë të ditur sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila po qëndron në Kosovë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e konfirmoi: Bashkimi Evropian do ta mbështesë Kosovën me 75 milionë euro për t’u përballur me krizën energjetike! Jemi thellësisht falënderues për këtë kontribut të madh i cili do të minimizojë ndikimin negativ të krizës tek qytetarët tanë!”, tha ajo.