Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë nisur sot një aksion në Gjakovë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se cak i bastisjes janë disa lokacione në këtë rajon, teksa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/GazetaSinjali/