Policia e Kosovës ka njoftuar se sot dy të dyshuarit Sh.A., 31-vjeç dhe E.I., 29-vjeç, si arkëtarë të një ndërmarrjeje, kanë deponuar në një nga bankat e kryeqytetit një shumë të parave prej 37 mijë e 968 euro.
Rrjedhimisht sipas PK-së, nga kjo shumë, dyshohet se 27 mijë e 935 euro, janë të falsifikuara.
“Parat që dyshohet të jenë të falsifikuara janë monedha metalike me prerje dy dhe një
euro (13 746 x 2 = 27492 euro dhe 443 x 1=443 euro, pra gjithsej 27935 euro). Njësia e forenzikës ka bërë sekuestrimin e monedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe më pas të njëjtat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të vërtetuar
origjinalitetin e tyre”, njoftoi Policia.
“Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, rasti do të zhvillohet në
procedurë të rregullt”.