Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë nisur sot një aksion në komunën e Prizrenit,
Sinjali mëson ekskluzivisht se cak i bastisjeve janë disa autoshkolla, të cilat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme.
Sipas burimeve, pikënisje e këtij aksioni janë dyshimet për regjistrim në autoshkolla të personave që jetojnë jashtë Kosovës.
Nga aksioni policor, janë vënë në pranga disa persona të dyshuar.