Manifestimi “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” vazhdon në ditën e dytë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti e komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari së bashku me ministra e bashkëpunëtorë nga Qeveria e Parlamenti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Më herët, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz.
Homazhet në Kompleksin Memorial, ka bërë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me bashkëpunëtorë.