Boksieri i famshëm kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet në një duel në 12 raunde në kategorinë gjysmë të rëndë me francezin Nadjib Mohammedi. Lufta parashihet të jetë për titull.
Ekipi i Krasniqit ka bërë të ditur se sot do të mbahet nga ora 14:00 një konferencë për media, ku do të jenë prezent Krasniqi dhe Mohammedi.
Për Haxhi Krasniqin do të jetë dueli i parë në Kosovë. Krasniqi është boksieri i vetëm shqiptar që ka fituar një titull të përkohshëm të botës në boks profesionist në ndonjë nga katër versionet e mëdha (WBC, WBA, IBF dhe WBO).
Krasniqi në ringun profesionist ka 52 fitore e shtatë humbje, ndërsa Mohammedi i ka 45 fitore e nëntë humbje.