Memli Krasniqi nga PDK, tha se është për keqardhje që nuk kemi mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë në këtë situatë që sipas tij është si pasojë mos koordinimit të Qeverisë.
Krasniqi tha se është përgjegjësi e kryeministrit që policët e kidnapuar të kthehen në shtëpi.
“Arrestimi i tre policëve është shkelje e integritetit, shpërfillje ndaj parimeve të demokracisë. Na duhet mbështetja e aleatëve ndërkombëtar. Më e rëndësishmja është jeta e ata tre policëve për të cilët nuk ka asnjë informacion. Familjet e tyre janë në ankth e gjithë Kosova është e bashkuar në pritje të kthimit të tre policëve. Kthimi i tre policëve në shtëpi është përgjegjësi e kryeministrit. Ne duam të dimë se cilat janë hapat konkret që ka ndërmarrë Qeveria”, tha ai.