Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.
Kështu, KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, sot do të vendos për fatin e kandidimit të 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin.
Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.
Në rast se ndonjë subjekt politik apo kandidat nuk certifikohet, mund të paraqesë ankesë në PZAP, derisa çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme.
Periudha e ankesave dhe e vendosjes për to është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar.