Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpallë rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 14 nëntor, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur ky zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi përmes një komunikate për media.
Ju njoftoj se sot (e shtunë, 20 nëntor, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, me 14 nëntor, në 21 komuna është zhvilluar rundi i dytë i zgjedhjeve lokale pas atyre që u mbajtën me 17 tetor në tërë territorin e Kosovës