Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për raundin e dytë për kryetar komune në 20 komuna, duke mos përfshirë komunën e Dragashit.
Me shumicë votash anëtarët e KQZ-së kanë miratuar rezultatet e zgjedhjeve për 20 komuna që kanë qenë në balotazh.
Partitë politike mund të paraqesin ankesa brenda 24 orëve në PZAP sa i përket shpalljes së rezultateve.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se Dragashi s’është përfshirë pasi për rezultatin e kësaj komune ka ankesë në Supreme.
“KQZ mund t’i shpall rezultatet për 20 komuna përjashtuar Dragashin, dje të premten PZAP ka marrë vendim për apelin e paraqitur që i takon komunës së Dragashit dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Gjakovë: Ardian Gjini 55.97 % – Mimoza Kusari Lila 44.03%
Drenas: Ramiz Lladrovci 54.16 % – Driton Ajazi 45.84 %
Gjilan: Alban Hyseni 51.10 % – Lutfi Haziri 48.90%
Istog: Ilir Ferati 56.16 % – Bekë Berisha 43.84 %
Kaçanik – Besim Ilazi 53.01 % – Jeton Raka 46.09 %
Klinë: Zenun Elezajj 55,16%- Esat Raçi 44,84%
Fushë Kosovë: Burim Berisha 65.45 % – Enver Bajqinca 34.55 %
Kamenicë: Kadri Brahimaj 53.34 % – Qëndron Kastrati 46.66 %
Obiliq: Xhafer Gashi 61,30%- Halil Thaçi 38,70%
Rahovec: Smajl Latifi 65,19%- Visar Korenica 34,81%
Podujevë: Shpejtim Bulliqi 52,06%- Ekrem Hyseni 47,94 %
Prishtinë: Përparim Rama 50,98%- Arben Vitia 49,02%
Prizren: Shaqir Totaj 50,93%- Mytaher Haskuka 49,07%
Shtime: Qemajl Aliu 50,67 %- Naim Ismajli 49,33
Vushtrri: Ferit Idrizi 53,19%- Xhafer Tahiri 46,81%
Viti: Sokol Haliti 51,44%- Arsim Ademi 48,56%
Malishevë: Ekrem Kastrati 53,10%- Isni Kilaj 46,90%
Junik: Ruzhdi Shehu 53,80%- Agron Kuçi 46,20%
Mamushë: Abdulahdi Kranic 63,19%- Arif Butuc 36,81%
Kllokot: Vladan Bogdanovic 55,12%- Strahinja Spasic 44,88%