Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicë votash, mori vendim që të pranohen për identifikim të votuesve edhe letërnjoftimet e Republikës së Kosovës të cilave u ka skaduar afati.
Ky vendim i KQZ-së vlenë edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.
Ky vendim i KQZ-së vjen duke u mbështetur në vendimin e Ministrit të Punëve të Brendshme për zgjatjen për 6 muaj të afatit të përdorimit të letërnjoftimeve për shtetasit e Republikës së Kosovës.