Ka përfunduar procesi i numërit në Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë.
Interesimi më i madh ishtë pikërisht në Llap, derisa KQZ ashtu siç edhe paralajmëroi në orën 21:00, publikoi rezultatet preliminare,
Sipas KQZ-së në Podujevë ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin me 51.64 % pasuar nga LDK me Nexhmi Rudarin me 35.97 % dhe PDK, ku nga kjo parti garoi Naim Fetahu, që në këto zgjedhje mori 12.4 %.
Kujtojmë që në orën 19:00 u mbyllën të gjitha qendrat e votimit, derisa s’u raportua për incidente, 6 sosh në gjithë vendin.
IndeksOnline, ju ka raportuar nga vendi i ngjarjes që nga hapja e kutive të votimit në këto dy komuna.