Periudha e verifikimit të dokumentacionit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 16 tetorit ka nxjerrë problemet që kanë disa prej tyre.
Rrjedhje të dokumenteve nga ana e KQZ-së ka pasur për kandidatët e LDK-së, përfshirë pretendentin për të parin e Prishtinës, Përparim Rama, për të cilin u raportua se ka aplikuar me dokumentacion të UNMIK-ut.
Zyrtarë të LDK-së e kanë quajtur gabim teknik të KQZ-së, teksa Rama ka prezantuar letërnjoftimin e Kosovës, me të cilin është pajisur në qershor të këtij viti. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se nxjerrja e informatave gjysmake për kandidatët gjatë procesit të certifikimit, përveç shkeljes ligjore, mund të dëmtojë imazhin e kandidatëve dhe të ndikojë në orientimin politik të votuesve.
KOHA ka mësuar se grupi i parë me listat e kandidatëve i është dërguar edhe Këshillit Gjyqësor (KGJK) për t’u verifikuar nëse kanë probleme me drejtësinë, gjë e cila do t’ua pamundësonte garën