KQZ-ja në orën 14:00 njofton për certifikimin e kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një mbledhje në orën 14:00, ku janë pesë pika në rend dite.

Mes tyre është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Po ashtu në këtë mbledhje do të diskutohen aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së, do të prezantohet një raport i këshillave të KQZ-së, ku Këshilli për Çështje Ligjore do të shqyrtojë dhe miratojë udhëzuesit për Komisionin Komunal të Zgjedhjeve për identifikimin e votuesve në vendvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 2021.

Ndër të tjera, do të diskutohet edhe për aktivitetet e ZRPPC-së, si dhe do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve.