Kryetari i Komunës së Klinës, njëherësh Kryetar i degës së AAK-së në Klinë, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga dega e AAK-së në Klinë, Marqe Selmani, Hekuran Sejdia dhe Driton Bardheci, kanë vazhduar takimet elektorale në Dollovë, Qeskovë dhe Kpuz, ku janë pritur nga banorët e këtyre fshatrave.
Me këtë rast, Kryetari Elezaj dhe kandidatët për deputetë kanë shpalosur para qytetarëve vizionin e tyre për 4 vitet e ardhshme dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të përkrahët koncepti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Kryetarit Haradinaj për një shtet 100% Sovran, ligjor dhe për mundësi të barabarta për të gjithë.
Ndërsa qytetarët, duke vlerësuar punën transparente dhe projektet e realizuara nga Kryetari Elezaj dhe qeveria Haradinaj, që ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të tyre, premtuan mbështetje të parezervë konceptit 100% shtet dhe programit qeverisës të Aleancës.