
Tre persona kanë vdekur dhe 189 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Ministria ka thënë se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 247 qytetarë dhe janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Tutje është njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 2 mijë e 996.
Sipas njoftimit të MSh-së deri më sot në Kosovë janë dhënë 1 milion e 810 mijë e 642 doza të vaksinës.