Kosova do të përballet me Malin e Zi në një ndeshje tejet të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.
Indeksonline ka përmbledhur vlerat e lojtarëve të dy ekipeve sipas Transfermarkt para ndeshjes.
Në vlerën e përgjithshme, Kosova është dukshëm më e mirë se Mali i Zi ku vlera e “Dardanëve” shkon në 74.025.000 milionë euro, më shumë se 15 milionë më shumë se vlera e përgjithshme e kombëtares së Malit të Zi e cila arrin shifrën e 58.95 milionë eurove, raporton Indeksonline.
Lojtari më i vlefshëm nga Mali i Zi është Stefan Savic, vlera e të cilit është 35 milionë euro, por ky lojtar nuk do të luajë ndaj Kosovës.
Futbollisti më i vlefshëm te Kosova është Milot Rashica me 20 milionë euro vlerë totale.