Kosovë: Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it dhuron instrumente muzikore
Një projekt i KFOR-it kushtuar rritjes kulturore të gjeneratave të reja të Kosovës.
Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it i ka dhuruar instrumente muzikore shkollës se muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë.
Bëhet fjalë për një program ndërkulturor të promovuar nga KFOR-i, i realizuar nga specialistët e bashkëpunimit civilo-ushtarak të Komandës Rajonale Perëndim për të inkurajuar arsimimin e të rinjve vendas, të përkatësisë etnike shqiptare, serbe, rome dhe ashkali, në fushën e muzikës.
Në ceremoninë e dorëzimit të pianos elektrike, komandanti i RC-W, kolonel Ivano Marotta, i Ushtrisë Italiane theksoi rëndësinë e punës dhe investimit në kulturë në edukimin e gjeneratave të reja, veçanërisht në një rajon multikulturor siç është Kosova, ku bashkëjetojnë fetë, grupet etnike dhe traditat e ndryshme. Në këtë kontekst, diversiteti duhet të perceptohet si një vlerë e shtuar.
Për më tepër, shkolla e muzikës së Pejës kishte performuar në kampin “Villaggio Italia” me rastin e festave të Krishtlindjeve, duke dëshmuar se sinergjia e RC-W me sektorin arsimor dhe institucionet vendore është solide dhe paraqet një dëshmi të prekshme të osmozës së KFOR-it me komunitetin lokal.
Misioni i udhëhequr nga NATO KFOR vepron sipas Rezolutës e1244 të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 dhe përbëhet nga 27 vende, ndër të cilat Italia është vendi më i madh kontribues.