Kombëtarja e Kosovës në futboll ka identifikuar kundërshtarin për miqësoren e ardhshme.
Gjatë muajit mars, kombëtarja e Kosovës pritet të luajë një ndeshje miqësore, siç planifikohet në oraret e shtëpive më të mëdha të futbollit në botë.
Gazetari nga Periskopi, Burim Pacolli raporton se Federata e Futbollit e Kosovës ka kontaktuar tashmë me Federatën e Futbollit të Izraelit.
Asgjë nuk është konfirmuar sa i përket kësaj ndeshje, me FFK që vazhdon të jetë në pritje të një përgjigje.
Thuhet se gjasat janë të larta që miqësorja me Izraelin të aranzhohet.