Kosovë: CIMIC-u italian i bën donacion shkollës së Gllogjanit

Komanda Rajonal Perëndim e misionit në Kosovë fokusohet në arsim dhe gjeneratat e
reja për një kulturë të rritjes dhe bashkëjetesës konstruktive

Komanda Rajonale Perëndim vazhdon me donacionet kushtuar sektorit të shkollave rinore
të Kosovës Perëndimore, duke dorëzuar sot material informatik e didaktik në shkollën
multietnike të Gllogjanit në Komunën e Deçanit, që frekuentohet nga të rinj nga komuniteti
shqiptar, egjiptian, rom dhe ashkali, të cilët së bashku studiojnë dhe përgatisin të ardhmen
e tyre.

Komandanti i RC-W, kolonel Ivano Marotta kryesoi ceremoninë së bashku me Drejtorin e
arsimit dhe Drejtoreshën e shkollës, një kornizë e bollshme nxënësish dhe mësuesish e
bënë momentin shumë përfaqësues dhe plot kuptim, duke dhuruar këngë e valle në
kostume tradicionale nën interpretimin e vetë nxënësve.
Aktiviteti i kryer është frut i një projekti bashkëpunimi civilo – ushtarak CIMIC, i realizuar
nga specialistët e kontingjentit italian që i përkasin Grupit Shumëkombësh CIMIC të
Ushtrisë, në koordinim me Ekipet e Monitorimit Ndërlidhës, që veprojnë në zonë në kuadër
të Rezolutës 1244 e OKB-së e vitit 1999 dhe e përbërë nga personeli i bazuar në
Regjimentin e Kalorësisë së Piemontes (2) dhe Regjimentin e 28-të “Pavia” të Ushtrisë
Italiane.

Ngjarja, theksoi Komandanti i RC-W, nxjerr në pah rëndësinë thelbësore të fokusimit në
rritjen arsimore të gjeneratave të reja në përgatitjen për të ardhmen, në një mjedis të pasur
me stimuj dhe vlera kulturore, të dhëna nga multietniciteti si një shumëzues pozitiv që
përkon me perspektivën e një Kosove gjithnjë e më paqësore dhe prosperuese.