Një 30 vjeçar nga Kosova ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në qytetin e Argaus në Zvicër, pasi në gjendje të dehur kishte tentuar t’i ikte policisë.
Ndërkohë në ikje e sipër ka shkaktuar edhe një aksident duke goditur me makinën e tij të tipit ‘Audi A5’ një ‘Mercedes’ që po drejtohej nga nja 19 vjeçar. Fatmirsisht 19 vjeçari nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
E gjithë ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 22 e 30, kur Policia kishte tentuar ta ndalonte makinën e 30 vjeçarit nga Kosova.
Në ikje e sipër, kosovari me makinën e tij pasi kishte goditur makinën e tipit ‘Mercedes’ , ishte përplasur edhe me një rrethojë muri, shkruan Blick.ch, transmeton Express.
Në vendin e ngjarjes më pas kishte arritur policia duke e prangosur kosovarin. Më pas ai ishte dërguar me një ambulancë në spital, pasi kishte marrë disa lëndime të lehta.
Sipas rezultateve kosovari kishte qenë i dehur në masë të madhe. Atij i është konfiskuar patentë shoferi, ndërkohë me urdhër të Prokurorisë i janë marrë edhe mostrat e urinës dhe gjakut. Gjithashtu është hapur një hetim penal për të .
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmtimet e shkaktuara nga aksidenti kapin vlerën e 100 mijë frangave zvicerane.