Në Lenzburg të Kantonit Aargau një person është hedhur nga kati i 3-të i një ndërtese banimi të hënën në mbrëmje. Tani ai, me lëndime të rënda është shtruar në spital.
Një zënkë familjare duket të jetë zhvilluar në Lenzburg në mbrëmjen e të hënës. Një burrë 38-vjeçar ka kërcyer nga ballkoni në katin e 3-të i një ndërtese banimi në Lenzburg AG, shkruan blick.ch
Më vonë, kanë dalë në dritë edhe detaje tjera: gruaja e 38 vjeçarit kishte telefonuar urgjencën në orën 16 pasdite dhe e ka njoftuar se burri e kishte goditur atë dhe njërin nga fëmijët, përcjell albinfo.ch. Policia kishte shkruar menjëherë në ndërtesën në fjalë.
Kur policia u takua në apartament me të dyshuarin për dhunë, si fillimisht kishte pasur sjellje të qetë. Por papritur, ai kishte kapur një thikë të cilën e kishte mbajtur në qafë.
Edhe pse policët janë përpjekur ta qetësonin dhe të merrnin nën kontroll situatën për një kohë të gjatë, ai kishte shkuar në ballkon, dhe duke e mbajtur ende thikën në dorë ishte ulur në murin e ballkonit..
Ndërkohë që policët po bisedonin me të për minuta të tërë, ai papritmas ra poshtë, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, kosovari ka pësuar lëndime të rënda duke rënë nga lartësia prej gati tetë metrash.
Një autoambulancë e ka transportuar atë në Spitalin Kantonal Aarau, ku është dashur të operohej. Aktualisht asnjë informacion i mëtejshëm nuk është në dispozicion mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Gruaja dhe fëmijët kanë shpëtuar të padëmtuar. Prapavija dhe motivet e personit në fjlë janë ende të paqarta. Zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal.